Kuvendari më i votuar opozitar Manush Shamolli edhe zyrtarisht pjesë e Kuvendit të Lipjanit, njofton Ulpianapress.
Emërimi i Heset Sahitit për zv.ministër të Arsimit, i ka liruar ulësen e kuvendarit Manush Shamollit, më të votuarit nga radhët e Nismës.
Derisa Sahitit, si bartës i listës, statusin e kuvendarit ia kishte siguruar me automatizëm, kuota të cilën partia e tij Nisma e kishte plotësuar për të fituar mjaftueshëm vota, sa për të qenë pjesë përbërëse e Kuvendit, Shamolli ulësen në kuvendin e Lipjanit, e fitoi jo në krah të partisë, por falë besimit që votuesi cmoi personalitetin e Manushit, si njeri të sakrificës dhe gatishmërisë së tij, për tu dalë në ndihmë tjerëve.
Virtyte këto të Manushit, që votuesi diti ti vlerësojë, jo vetëm duke ia dorëzuar atij përfaqësmin e tyre në kuvend, por edhe duke e bërë kuvendarin me më së shumti vota të fituara, në mesin e tri partive më të mëdha opozitare, që në zgjedhjet e Tetorit, ishin më të votuara se partia e tij Nisma, por që secili nga përfaqësuesit e tyre në Kuvend, ka më pak vota se Shamolli./Ulpianapress/
COMMENTS