Manush Shamolli, kuvendari opozitar më i votuar në Lipjan

Ish- ushtari i UÇK-së u befasua kur pa emrin e shokut të tij në Listën e “Mashtruesve”. Vjen përgjigja e tij

Edhe pse partia Nisma, u radhit si partia e pestë për nga numri i votave të fituara, ajo në konkurrencë me katër parti që siguruan përfaqësimin parlamentar, (pa e llogaritur LDK-në si fitues), dha kuvendarin opozitar më të votuar ne Lipjan.

As afera e montuar me deputetin Haxhi Shala, me pretendimin për keqpërdorim me librezat e veteranëve, aferë kjo që do të demtonte rëndë secilin kandidat në konkurrim, aq më parë që ajo u publikua në pragfushatë, nuk i lëkundi votuesit që ia kishin besimin Manushit, të dëshmuar si çlirimtar i vendit, por edhe si humanist , që diti t’ju dalë në krah njerëzve në nevojë, duke i ndihmuar ata. Dhe për aq sa Manushi nuk ishte i lëkundshëm, kur përballej me pushkën e armikut, besimin e votuesit ndaj Manush Shamollit, nuk e lëkundën as aferat e montuara nga individë të caktuar, me qëllim të zhytjes së imazhit të tij, duke provuar me të kotë ta shtrembërojnë figurën e tij.

Se çdo dezinformim, me qëllim për t’a paraqitur Manushin ndyshe nga ai i vërteti, do ta kishte ndikimin zero, e përforcon fakti, që niset nga ajo se “askush nuk të njeh ma mirë se sa bashkëfshatarët e tu”, e që në rastin e Manushit, më së miri vie në shprehje, kur shaljanët me votë e dëshmuan se i besojnë njeriut të tyre të dëshmuar, edhe atehere kur ate dikush provon ta zhyt ne afera, nga më të rënda të mundshme.
Edhe pse Shala,  e njohur si bastion i PDK-së, nga nëntë kandidatë për Kuvend, që konkurronin nga parti të ndryshme, përfaqësimin ia dorëzoi Manushit që vinte si kandidat i Nismës, duke e nxjerre ate si me te votuarin ne kete Qender votimi.  Mirëpo, besimi ndaj Manushit, dhe çmimi që votuesit  kishin për kontributin e tij, nuk u ngushtua vetëm në vendin e tij të lindjes, por ai kishte shtrirje edhe te votuesit anekënd Komunës së Lipjanit,të cilët i dhanë votën e përfaqësimit të tyre, duke e renditur në vendin e parë si kuvendarin opozitar më të votuar./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)