Maqedonia kritikoi ndihmën e Kosovës dhënë familjarëve të grupit të Kumanovës

Opozita hungareze: Ekstradoni Gruevskin!

Në fjalimin e tij vjetor në Kuvendin e Maqedonisë kryetari i këtij shteti Gjorge Ivanov foli edhe për raportet me shtetet fqinje, duke theksuar përkushtimin e tij për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me të gjitha shtetet.

Por, në këtë rast ai kritikoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve për familjarët e grupit të Kumanovës nga Kosova, që janë dënuar për terrorizëm për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitin 2015 në Kumanovë.

Ai në vazhdim tha se anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe Bashkimin Evropian është alternativë e vetme për perspektivën dhe kthimin e Maqedonisë në normalitet. Kështu ka deklaruar presidenti, Gjorge Ivanov në fjalimin vjetor në Kuvendin e Maqedonisë, transmeton rel .

Ai i ka bërë thirrje Brukselit që sa më parë të vendos për zhbllokimin e procesit integrues të Maqedonisë, pasi kjo sipas tij, jo vetëm që do të ishte në interes të qytetarëve, por edhe të sigurisë dhe stabilitetit në rajon.

Presidenti në fjalimin e tij para drejtuesve të institucioneve shtetërore dhe përfaqësuesve diplomatikë në vend, foli edhe për zhvillimet në vend duke theksuar se Maqedonia gjatë këtij viti ka kaluar një nga kriza më të rënda politike e cila u përshkallëzua në dhunë në Kuvend, më 27 prill.

Ivanov ka thënë se përgjegjësi nuk duhet të kërkohet vetëm për ata që shkaktuan dhunën, por edhe për ata që nxitën diçka të tillë. Me këtë rast Ivanov përmendi deklaratën e partive politike shqiptare të arritur në Tiranë, e cila sipas presidenti kishte nxitur reagimet, për shkak të frikës nga rrezikimi i shtetit dhe rendit kushtetuese.

“Liderët në pushtet dhe opozitë duhet të vendosin komunikimin në interes të qytetarëve dhe shtetit. Nuk duhet të ketë revanshizëm politik, kemi nevojë për pajtim. Bashkimi Evropian nuk kërkon revanshizëm, por zbatim të reformave. Më thoni si do të miratohen ligjet sistemore, pa prezencën e opozitës. Duhet të punojmë për kthimin e besimit të qytetarëve në institucionet e vendit. Kjo është kërkesë e qytetarëve, dhe kërkesa e tyre është edhe kërkesë edhe e imja. Vatra e zjarrit të kësaj krize politike është përqendruar vetëm në një vend, Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim. Rekomandimet e Pribes nuk janë zbatuar. Kjo lë dyshime se edhe më tej po manipulohet me proceset gjyqësore”, theksoi Ivanov.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)