Mbrojtësi i Realit të Madridit, Marcelo, është një tjetër futbollist që i shtohet listës së atyre që kanë kryer mashtrime fiskale.
Brazilani 29-vjeçar ka pranuar të ketë fshehur në deklarimet e tij shifrën 500 mijë euro nga tatim fitimi i të ardhurave personale në Vitin 2013.
Braziliani ka marrë përgjegjësitë e tij, duke pranuar të kthejë shumën pranë Thesarit të Shtetit Spanjoll.
Pas ankesës së ngritur nga Prokuroria e Maridit, Marcelo u prezantua në gjykatë në një seancë që zgjati vetëm 10 minuta, duke qenë se palët ranë dakord për shlyerjen e detyrimit.
Prokuroria spanjolle e kishte akuzuar futbollistin braizilian për krijimin e një korporate fiktive me qëllim fshehjen e të ardhurave nga shfrytëzimi i të drejtave të imazhit të tij.
Lojtari arriti të fshihte kështu në deklaratat e tij të vitit 2011, 2012 dhe 2013 shumën prej gjysmë milioni euro të përfituar nga të drejtat e imazhit.
COMMENTS