Këto ditë ka qarkulluar në medie lajmi që Marina Vjollca është në pritje të ëmbël.
Thashethemet u rritën kur fotografitë që postonte Marina ishin me veshje të atilla që nuk dukej barku i moderatores, shkruan lajmi.net.
Por, Marina nuk kishte dashur të deklarohet publikisht rreth kësaj çështjeje, andaj kjo mbeti e diskutuar.
Megjithatë, ishte miku i saj Eraldo Rexho ai i cili zbuloi të vërtetën rreth shtatzënisë së moderatores.
“Meqë nuk ra fjala, Marina nuk është shtatzënë”, ka shkruar ai mbi një fotografi ku shihet përkrah asaj. /Lajmi.net/
COMMENTS