Marshuan qindra kilometra në këmbë, por qeveria i gënjeu për dëmshpërblimet

Marshuan qindra kilometra në këmbë, por qeveria i gënjeu për dëmshpërblimet

Tahiri: EULEX-i e përfundon mandatin në qershor të vitit të ardhshëm

Familja e Ylmie Rustos, e përbërë nga 5 anëtarë jeton ende në shtëpinë që është vlerësuar e pabanueshme pas lëkundjeve të tokës të shkaktuara nga shpimet për naftë në fshatin Zharrëz.

Ata thonë se nuk i kanë marrë 600 mijë lekët e dëmshpërblimit dhe vazhdojnë të jetojnë në shtëpinë e rrezikshme.

Ka shumë familje në Zharrëz që nuk kanë marrë para dhe nga ato që kanë marrë vetëm gjysmën e shumës që e paguan shteti. Ata thonë se kompania “Bankers Petroleum” nuk ua ka dhënë paratë.

Kryesisht kanë mbetur pa asnjë dëmshpërblim familjet, dëmi i të cilave shkon nga 100 mijë deri në 200 mijë lekë.

Pak muaj më parë vetëm në Zharrës, komisioni i vlerësimit ka përcaktuar 387 shtëpi me dëmtime të pjesshme ndërsa 71 shtëpi janë me dëmtime të renda, ose të pabanueshme.

Top Channel

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)