Filmi kosovar “Martesa” është shpërblyer me Çmimin e Kritikës në Festivalin e Filmit të Kategorisë A “Tallinn Black Nights”, njofton Klan Kosova.
Regjinë dhe skenarin e këtij filmi e ka bërë regjisorja Blerta Zeqiri.
Ndërkaq, si producent, bashkëskenarist dhe montazher i këtij filmi ka shërbyer Kreshnik Berisha, i njohur si Keka i Orës Shtatë.
Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu luajnë në rolet kryesore të këtij filmi.
Më poshtë mund ta ndiqni trailer-in, si dhe momentin kur “Martesa” merr Çmimin e Kritikës në Talin.
COMMENTS