Masa ndaj Serbisë e Bosnjës, takim urgjent mes Haradinajt, Shalës, Hamzës e Doganave

Masa ndaj Serbisë e Bosnjës, takim urgjent mes Haradinajt, Shalës, Hamzës e Doganave

Kosovari tregon se si iu shpëtua djali, përsërit fjalët: Beogradi, Perëndia dhe mjeku

Qeveria e Kosovës, sot ka miratuar propozimin e ministrit të Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, për masën tarifore prej 10 për qind për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Edhe pse Qeveria e Kosovës menjëherë e ka futur në fuqi këtë vendim, Bashkimi Evropian ka kërkuar sqarime nga Qeveria e Kosovës për këtë vendim.

Në një përgjigje për lajmi.net, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijancic, ka thënë se BE-ja kërkon sqarime të menjëhershme për vendimin që mori Qeveria e Kosovës sot në mbledhjen e saj për tarifën e 10 për qindëshit për importet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ekskluzive: BE kërkon urgjentisht që Kosova të revokojë masën ndaj produkteve nga Serbia dhe Bosnja e HercegovinaMirëpo, pas reagimit të Bashkimit Evropian, lajmi.net mëson se gjatë ditës së nesërme kryeministri Ramush Haradinaj do të takohet me ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, me ministrin e Financave, Bedri Hamza dhe me përfaqësuesit e doganës së Kosovës.

Edhe pse lajmi.net, ka tentuar që të marrë një përgjigje zyrtare nga Qeveria e Kosovës pas reagimit të BE-së, një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

Ndryshe, BE-ja masat e marra nga Qeveria e Kosovës i ka cilësuar si shkelje ndaj obligimeve të Kosovës sipas CEFTA-s duke konsideruar se ky vendim minon bashkëpunimin rajonal.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)