MASHT mbron vendimin e Haradinajt, do të ankimojë për vendimin e EQAR

MASHT mbron vendimin e Haradinajt, do të ankimojë për vendimin e EQAR

Kryetarja e PDK-së, Selvije Halimi ka një ditë të veçantë, sot feston ditëlindjen

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, do të ankohet në EQAR lidhur me procesin e përjashtimit të Agjencisë Kosovare të Akreditimit nga regjistrat e vet.

“MASHT ka pranuar vendimin e EQAR lidhur me procesin e përjashtimit të AKA-së nga regjistrat e vet. Ky vendim është duke u trajtuar me seriozitetin më të lartë institucional nga Kryeministria, MAShT dhe AKA. Vendimi i EQAR merr për bazë procesin e shkarkimit dhe zëvendësimit të Këshillit Shtetëror për Cilësi. Në këtë vendim parashihet një periudhë prej 90 ditësh, si e drejtë e AKA-së për të argumentuar funksionalitetin dhe pavarësinë e Agjencionit në veprimet strategjike dhe operative të saj”, thuhet në një reagim të MASHT-it.

Sipas kësaj ministrie ankesa do të bëhet në afat optimal, duke shfrytëzuar argumentet për ligjshmërinë e vendimit të kryeministrit për shkarkimin e bordit të AKA-së.

“AKA do të shfrytëzojë të drejtën për ankesë në afat optimal, duke shfrytëzuar të gjitha argumentet e veta, të MAShT dhe Zyrës së Kryeministrit për ligjshmërinë dhe arsyeshmërinë e vendimeve që prekin këtë proces. Me këtë rast, do të argumentohet që personalitetet e emëruara në Këshillin Shtetëror për Cilësi, janë profesionalë, të pavarur politikisht, ekspertë të fushave përkatëse dhe të përgjegjshëm kundrejt detyrave të rëndësishme që pritet të kenë. MAShT siguron opinionin publik në Kosovë, veçanërisht, studentët dhe stafin akademik, se është në shërbim të fuqizimit të Institucioneve të Arsimit të Lartë dhe rritjes së cilësisë së tyre. Gjithashtu, mbesim të përkushtuar që asnjë lloj ndikimi politik apo i grupeve të interesit, të mos ndikojë në devijimin e angazhimeve dhe orientimeve tona të drejta, për të ecur drejt objektivave programore që ka vendosur MAShT që nga fillimi i këtij mandati qeverisës”, përfundon komunikata e MASHT-it./Lajmi.net/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)