Mashtroi klientën duke ia marrë 10 mijë euro, arrestohet avokati

Mashtroi klientën duke ia marrë 10 mijë euro, arrestohet avokati

Lipjan: Vjehrri sulmon seksualisht rejën, arrestohet

 është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh avokatit I.R. që dyshohet për kryerje të disa veprave penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Mashtrim”, “Keqpërdorimi i besimit” dhe “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”, transmeton Gazeta Metro.

Sipas një njoftimi nga policia e Kosovës, rasti është raportuar më 28 janar dhe menjëherë janë ndërmarrë disa veprime të nevojshme hetimore dhe operacionale për trajtimin e rastit.

Bëhet fjalë për avokatin Ilir Ramaj, ku sot, pas hetimeve dhe bastisjes në zyrën e tij, ai është ftuar për intervistim në cilësinë e të dyshuarit.

“Personi i dyshuar mashkull/shqiptar/kosovar i lartpermendur me iniciale (I.R.), në cilësinë e Avokatit mbrojtës, dyshohet se i ka marrë viktimës femër/shqiptare/kosovare para në vlerë rreth 10,000.00€ (dhjetëmijë euro), kinse për ta mbrojtur për disa vepra penale për të cilat paraprakisht viktima e këtij rasti ka qenë e dyshuar”, thuhet në raportin e Policisë.

Në fund Policia ka thënë se “është e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe inkurajon të gjithë qytetarët pa dallim, që rastet që ndërlidhen me krimin dhe korrupsionin të raportohen menjëherë tek organet kompetente. Përderisa, rikonfirmojmë që pavarësisht rolit dhe funksionit që kanë individët e përfshirë në raste të tilla, masa rigoroze do të aplikohen në vazhdimësi dhe do të ketë zero tolerancë”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)