Matoshi përuron projektin 400 mijë euro në Janjevë të Lipjanit

Matoshi përuron projektin 400 mijë euro në Janjevë të Lipjanit

Zemaj tregon sa vota është Shpend Ahmeti para Arban Abrashit

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ka përuruar fillimin e punimeve të projektit “ Ndërtimi i shtratit të lumit Janjevë”, projekt ky i cili financohet nga MMPH-ja në vlerë prej 400 mijë euro.

Gjatë kësaj ceremonie, ministri Matoshi tha se investimet në rregullimin e shtratit të lumit në Janjevë do të përmirësoj jetën e komunitetit të këtij fshati.

“ Ky projekt ka dobi për Janjevën dhe komunitetin e saj për shkak se do të ndikojnë në evitimin e rrezikut nga vërshimet e mundshme dhe do të krijojnë mundësinë e zhvillimit të qëndrueshëm duke balancuar kështu aspektin ekonomik, social dhe mjedisor në fshat. Ky projekt parasheh pastrimin e lumit dhe rregullimin e tij”, deklaroi ministri Matoshi.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe kryetari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti dhe nënkryetari, Fauz Xhemajli, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Islam Pacolli, të cilët falënderuan ministrin Matoshi dhe MMPH-në për investime në komunën e tyre.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)