Kanë kaluar 3 muaj nga ajo që u cilësua si ndeshja e shekullit, mes Floyd Mayweather dhe Conor McGregor, e fituar nga amerikani, por ajo vazhdon që të jetë temë diskutimi.
I fundit që ka folur në lidhje me këtë ngjarje ishte vet Mayweather, i cili tregoi disa detaje të tjera për këtë duel me irlandezin, i cili fitoi raundet e para.
“Bëra të mundur që sfida të kishte audicion, – tregon Mayweather për portalin “FightHype”. – E gjithë bota ishte kundër kësaj sfide dhe unë tani po ju tregoj të vërtetën. E lashë McGregorin të fitonte raundet e para, kështu që shikueshmëria e ndeshjes do të ishte më e lartë”.
Historitë e kësaj ndeshjeje tashmë dihen. Pas raundeve të para, ishte Mayweather ai që vuri diktatin e tij, duke e mundur McGregorin me “KO” teknik në raundin e 10.
COMMENTS