Mazllum Aliu kërkon ndihmë për djalin e sëmurë nga kanceri në fytyrë

Mazllum Aliu kërkon ndihmë për djalin e sëmurë nga kanceri në fytyrë

Plaku ‘misterioz’ që jeton i vetëm në një fshat malor të Llapit

Qëndrim Aliu , 20 vjeçar, është diagnostikuar me një kancer të rrallë që i është shfaqur jashtë fytyrës së tij. Shërimi i tij kushton 52 mijë euro, familja e tij kërkon ndihmë.
Mazllum Aliu nga Vushtrria, po kërkon ndihmë financiare për djalin e tij të sëmurë Qëndrim Aliu. Ky është diagnostikuar në Turqi nga një kancer i rrallë që i është shfaqur në fytyrë. Terapia në gjashtë etapat e parë për shërimin e tij po I kushton 52 mijë euro.

30 mijë nga to, ia ka ndarë shteti, siç ka treguar prindi i tij Mazlum Aliu. Por familjes po ju duhen edhe 22 mijë euro të tjera për terapinë.

“Shteti na ka nda 30 mijë euro, na ka mundësu përmes Ministrisë së Shëndetësisë…po tash janë edhe 22 mijë tjera veç për këtë terapi”, ka thënë ai duke u bërë thirrje të gjithëve që kanë mundësi që ta ndihmojnë për ta shpëtuar djalin e tij që është në gjendje të rëndë.

Familja ka ofruar tashmë dy opsione për të ndihmuar Qëndrimin, përmes formës elektronike të donimit në këtë vegëz: https://www.gofundme.com/save-qendrim-aliu

Apo përmes këtyre të dhënave bankare:

Reiffeisen Bank Kosova

Qëndrim Aliu

Nr. i llogarisë: 1503011003229946

Swift Code: RBKOXKPR

Iban Code: XK1503011003229946

Të dhënat e Qëndrimit, fotografia dhe identiteti i plotë janë publikuar me aprovim të prindit të tij.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)