Gjatë ditës së sotme në Shtëpinë e Kulturës ‘’Tahir Sinani ‘’ në Lipjan, ‘’ Cambridge School’’ dega në Lipjan dhe Shtime, kanë mbajtur garën e gërmëzimit “Spelling Bee”.
Në këtë ngjarje u prezantuan aftësitë të cilat nxënësit kanë mësuar në gjuhën angleze dhe punën e madhe të cilën arsimtarët e gjuhës angleze të ’’Cambridge School’’ kanë bërë për këta nxënës.
Në prani të më shumë së 400 mysafirëve, pjesmarrës ishin 101 garues të niveleve të ndryshme, njofton Ulpianapress.
Nxënësit u testuat nga juria shumë profesioniste, në përbërje nga menaxherja Ajkuna Maliqi-Gjoni, Ilir Xhemshiti dhe Diellza Gashi.
Nxënësit në këtë garë treguan para të pranishmëve, njohje të mirë të gjuhës angleze, falë punë së palodhshme dhe shumë profesionale të mësuesve të tyre të dy degëve, duke i mahnitur të pranishmit me aftësitë e tyre në njohjen e gjuhës angleze.
Në fund të garës u zgjodhën nëntë fitues, saktësisht një fitues për nivel dhe sigurisht që pas fitores pasuan edhe shpërblimet.
Shumë të kënaqur mbeten edhe prindërit, të cilët e ndoqën nga afër të gjithë rrjedhën e garës dhe gjithashtu shprehën falënderimin për punën profesionale të stafit të ‘’ Cambridge School’’ dega në Lipjan dhe Shtime.
‘’ Cambridge School’’ dega në Lipjan dhe Shtime dhe kësaj radhe dëshmuan që parimi për të patur pranë vetës njerëz të aftë dhë profesional e ka bërë këtë shkollë më të fortë dhe të suksesshme./Ulpianapress/
COMMENTS