Mbahet konferenca për arsimin në Shtime

Mbahet konferenca për arsimin në Shtime

Po 21 Janari nga “vandalët” nisi?! Një analogji mes Ramës në “karrige” dhe atij në opozitë

Drejtoria e Arsimit në Komunën e Shtimes ka organizuar Konferencën për Arsimin me temën “Roli i arsimit parauniversitar dhe trendet zhvillimore në komunën e Shtimes”. Në këtë konferencë ishte i pranishëm kryetari i Komunës së Shtimes Naim Ismajli, i cili mbajti një fjalim rasti ku tha se Komuna e Shtimes në fushën e Arsimit dhe Edukimit është model dhe shembull i mirë edhe për komunat tjera.

Ai falenderoi të gjithë mësimdhënësit, drejtues të shkollave dhe institucioneve, të cilët kanë ndihmuar në implementimin e Strategjisë për Arsimin dhe kanë bërë ambient më të favorshëm për edukimin e nxënësve të komunës së Shtimes.

Në panelin e diskutimit me një fjalë rasti është paraqitur edhe drejtori i DKA-së në Shtime Hajrullah Ademaj, i cili tha se në vitin 2014, atëherë kur është organizuar konferenca e parë kushtuar arsimit në Komunën e Shtimes, shumë kush nga ne kishte marr përsipër një sfidë të madhe e cila na detyroi që gjatë kësaj periudhe të fokusohemi që tërë kapacitetin tonë t`ja përkushtojmë ngritjes së cilësisë në arsimin e Komunës së Shtimes me qëllim të jetësimit të vizionit të deklaruar në Planin Strategjik Zhvillimor. Jemi shume të vetëdijshëm që kemi pasur sfida të mëdha, mirëpo rezultatet janë evidente dhe nuk mund të anashkalohen nga askush.

Drejtori Ademaj duke e falënderuar kryetarin Naim Ismajli, tha se “Gjendja e institucioneve edukativo arsimore, në vitin 2014 ishte relativisht e mirë, qoftë në aspektin e objekteve të reja shkollore, poashtu edhe objekte të renovuara. Mirëpo tani, në vitin 2017 ne jemi në fazën e përfundimit të rregullimit në fazën 100 % të investimit në infrastrukturën shkollore”. Ai përmendi si suksese këto projekte:
1. Renovimi i objektit shkollor në fshatin Muzeqinë,
2. Renovimi i objektit shkollor në fshatin Vojnoc,
3. Ndërtimi i aneksit shkollor në fshatin Rashincë,
4. Rregullimi i oborrit shkollor të ShMU “Emin Duraku” ,
5. Rregullimi i oborrit shkollor të ShF “Emin Duraku”,
6. Rregullimi i oborrit shkollor në fshatin Gjyrkoc,
7. Fillimi i ndërtimit të objekteve të reja shkollore në fshatrat: Pjetërshticë, Carralevë dhe Muzeqinë,
8. Fillimi i ndërtimit të Çerdhës së fëmijëve.
Krahas këtyre drejtori Ademaj ka përmendur të arriturat edhe në fushën e Teknologjisë Informative, organizimin e Shkollës Verore, organizimin e mësimit tërëditor në shkollat si dhe formimin e Shërbimeve Profesionale në shkollat e komunës së Shtimes.
Me fjalë tëmatike janë paraqitur edhe drejtori i Shkollës së Mesme të Gjimnazit “Naim Frashëri” z. Rexhep Hasani, drejtori i Shkollës së Mesme Profesionale z. Ilir Haxhiu, psikologia e shkollës znjsh. Bedrie Amrushi si dhe pedagogia e shkollës Lyra Neziri.Image may contain: 9 people, people sitting and indoor

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)