Mbahet Kuvendi Zgjedhor AAK-së në Lipjan

Mbahet Kuvendi Zgjedhor AAK-së në Lipjan

​​Rrugët kryesore të Lipjanit të kalueshme (Foto)

Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme të partisë, dega e AAK-së së Lipjanit, ka mbajtur Kuvendin e saj Zgjedhor. Nga 67 delegatë të pranishëm, Kryetar i degës në Lipjan, me shumicë votash është rizgjedhur Fitim Selimi.

Kryetari i sapo zgjedhur, i falënderoi kryeministrin Haradinaj dhe delegatët për besimin e dhënë dhe ju premtoi atyre që do ta vazhdojë angazhimin e tij për fuqizimimin e Aleancës dhe rolin e saj në përparimin e vendit, njofton Ulpianapress.

Pas fjalës së Selimit, Kuvendi i ka vazhduar punimet duke e zgjedhur Kryesinë dhe strukturat tjera udhëheqëse të degës, gjithashtu u zgjodh edhe Këshilli Drejtues në përbërje prej 35 anëtarëve.

Këshilli Drejtues së shpejti pritet te bëjë përzgjedhjen e Kryesisë së Degës si dhe organeve tjera drejtuese te saj.

Nga dhjetëra mysafirë të pranishëm, punimet e Kuvendit kishte ardhur t’i ndjekin nga afër edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i cili inkurajoi pjesëmarrësit e takimit për vazhdimësinë e angazhimit në kuadër te AAK-së./Ulpianapress

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)