Mbahet mbledhja e KKSB-së

Mbahet mbledhja e KKSB-së

Xhemajli u shpreh ngushëllime familjeve Retkoceri dhe Tmava

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi, sot ka mbajtur mbledhjen e dytë me radhë nën kryesimin e nënkryetarit të komunës së Lipjanit, Fauz Xhemajli.Image may contain: one or more people, people sitting, table, living room and indoor

Përveç pikave të tjera të rendit të ditës, KKSB me theks të veçantë ka diskutuar, Raportin për gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës së Lipjanit. Metush Jashari zëvendës komandant i stacionit policor të Lipjanit, ka thënë se gjendja e sigurisë në komunën e Lipjanit, është e qetë dhe stabile. Gjithashtu Jashari, në këtë takim ka dhënë edhe raportin e detalizuar për periudhën janar- maj 2018.

Ndërsa diskutuesit dhanë raportimet dhe rekomandimet e veta përgjatë kësaj periudhe raportuese. Po ashtu gjatë kësaj mbledhje është diskutuar dhe aprovuar Plani i Veprimit për vitin 2018.

Ndër të tjerash në këtë takim anëtarët e KKSB-së, thane se si prioritet i domosdoshëm është parandalimi i dukurive negative në gjithë territorin e Komunës së Lipjanit.Image may contain: 2 people, people sitting, table and indoor

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)