Mbahet mbledhja e rregullt e KKSB-së

Mbahet mbledhja e rregullt e KKSB-së

Kryetari Ahmeti viziton zonat e vërshimeve (Foto)

Këshilli Komunal për Siguri në Bashkësi KKSB, sot ka mbajtur takimin e rregullt me radhë nën kryesimin e Kryetarit të Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti njëherit edhe kryetar i këtij këshilli.

I pari i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti tha se gjendja e sigurisë në Komunën e Lipjanit vlerësohet e qetë dhe stabile.

Përveç pikave të tjera të rendit të ditës, KKSB me theks të veçantë ka diskutuar, raportin për gjendjen e sigurisë në territorin e Komunës së Lipjanit, të cilin e ka paraqitur komandanti i stacionit policor në Lipjan Driton Imeri ku thuhet se gjendja e sigurisë në komunën e Lipjanit, është e qetë.

Komandanti Imeri ka falënderuar kryetarin Ahmeti për realzimin e projektit në vendosjen e kamerave në qytet duke thënë se kjo ka ndikuar pozitivisht për ti evidentuar shkaktarët e shkelësit e ligjit.

Ndër të tjerash në këtë takim anëtarët e KKSB-së, si prioritet të domosdoshëm theksuan parandalimin e dukurive negative në gjithë territorin e Komunës së Lipjanit ku u kërkua një angazhim dhe bashkëpunim më i madh i qytetatarëve me policinë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)