Shtime, 30 korrik 2018 – Sot në sallën e vjetër të Kuvendit të Komunës së Shtimes u mbajt trajnimi një ditor me temën “Mediat e reja dhe internet aktivizëm” trajnim ky i organizuar nga Qendra Rinore në Shtime në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport.
Pjesmarrësi në këtë trajnim ishin dhjetra të rinjë të cilët i’u pëgjigjen pozitivisht ftesës për trajnim, ndërsa qëllimi i këtij trajnimi ishte pasurimi i njohurive, njiherit edhe përfitimi i njohurive të reja rreth rolit të medias në shoqërinë kosovare.
Këtë aktivitet e përshëndetën drejtori i DKRS-së Lumni Amrushi si dhe koordinatorja e QRSH-së Adelina Reshani. Ndërkaq ligjerues ishte Granit Duriqi, i cili njoftoi të rinjtë shtimjan për sfidat dhe rolin e mediave në përgjithësi. Edhe interesimi i te rinjeve ishte mjaftë i madh rreth kësaj fushe.
COMMENTS