Mbi 1 mijë tonë thëngjill u prodhuan për tre muaj në Kosovë

Mbi 1 mijë tonë thëngjill u prodhuan për tre muaj në Kosovë

Marrëveshje bashkëpunimi për digjitalizimin e të dhënave në bibliotekën e qytetit

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Bilancin i Energjisë” për TM3 2019.

“Në këtë publikim janë prezantuar të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, të dhënat për prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë.

Gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019 (TM3 2019) vlera e gjithëmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 1.84 mijë tonë. Kurse, sasia bruto e energjisë elektrike, e prodhuar në termocentrale ishte 1 338.1 GWh, ndërsa në hidrocentrale ishte rreth 79.2 GWh.

Sa i përket vlerave të energjisë së importuar, respektivisht të eksportuar, gjatë tremujorit të tretë të vitit 2019, Kosova ka importuar 410.9 GWh energji elektrike, derisa ka eksportuar 437.1 GWh energji elektrike.

Ndërkaq, sasia e energjisë elektrike për konsum në TM3 2019 ishte 1 034.7 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2018), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 11.80%”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)