Sot si asnjëherë tjetër Kosova dhe Shqipëria u bënë NJË.
Qeveritë e të dyja shteteve bashkuan idetë dhe finalizuan nëntë nga to, përmes marrëveshjeve që tregojnë se nuk ka barriera mes tyre, shkruan Indeksonline.
Kjo mbledhje e pesta me radhë, këtë vit pikëtakim kishte Pejën duke u bërë protagoniste e kësaj ngjarjeje madhore që organizohet çdo nëntor me rastin e Ditës së Flamurit.
Me simbolin e shqiponjës, përfundoi mbledhja, ndërsa nuk mungoi as flamuri KUQ e Zi, ku të dy kryeministrat, Edi Rama e Ramush Haradinaj vulosën këtë ngjarje me nënshkrimin e tyre.
Në këtë video të shpërndarë nga Rama në llogarinë Instagram mund të shihni entuziasmin, atdhedashurinë dhe emocionet e të dy prirësve të qeverive.
COMMENTS