Nuk ka shumë mbrojtës në botë që marrin përgjegjësinë të gjuajnë penalltitë.
Në Kosovë është kampioni më i ri me Dritën, Fidan Gërbeshi, i cili festoj titullin e kampionit me skuadrën nga Gjilani me plot meritë, derisa kontriubuti i tij ishte mjaftë i madh, shkruan Korneri.net
Gërbeshi gjatë edicionit të sapo përfunduar ka realizuar plot shtatë gola, të gjitha nga penalltitë duke u bërë mbrojtësi me më së shumti gola në Kosovë.
Duket e lehtë, por asnjëherë nuk është kollaj të shënohen gjuajtjet më të rënda në futboll e sidomos në ndeshje të rëndësishme, kurse të fundit e realizoi ndaj Trepçës ’89, në duelin kur mitrovicasit një javë para fundit ishin në epërsi të rezultatit.
Kështu, Gërbeshi përveç titullit në duart e tij, shpallet e mbrojtësi më efikas në Vala Superligë.
COMMENTS