Nurgul Yesilcay është njëra ndër aktoret më të njohura në Turqi.
Por, famën e saj edhe në Kosovë ajo e arriti falë rolit të saj si “Gylsereni” në serlian “Fate të lidhura”.
Ajo njihet për rolin e saj si një grua me karakter shumë të fortë e cila mundohej shumë për një jetë më të mirë për vajzën e saj.
Më vonë për motive personale, aktorja e njohur u largua nga ky serial.
Ndërkohë, që tani ajo ka marrë një rol tjetër në filmin më të ri “Guzelcin”. Këtë e ka bërë të ditur vetë aktorja përmes disa imazheve që ka publikuar në llogarinë e saj në Instastory.
Mirëpo, ajo që bie në sy është se Nurgul në këtë film do të paraqitet si një grua e mbuluar. Të paktën kështu shihet në fotografi.
Se çfarë filmi do të jetë, mbetët të shihet./Express/
COMMENTS