Më 1989 qytetarët e Prizrenit mblodhën miliona dinarë për investime

Më 1989 qytetarët e Prizrenit mblodhën miliona dinarë për investime

Selvije Halimi uron 7 marsin ditën e mësuesit

Prizreni njihet edhe si kryeqytet shpirtëror i shqiptarëve. Për shkak të historisë që ka qyteti jugor i Kosovës, pushteti jugosllav nuk kishte treguar një interesim për investime në Prizren.
Për këtë arsye prizrenasit, në vitin 1988 ishin organizuar vet që të grumbullojnë para për investime.

Në atë kohë ishin grumbulluar 922 milionë e 815 mijë dinarë, mirëpo, fatkeqësisht nuk kishin mjaftuar për t’i realizuar planet e qytetarëve.

“Në njërën nga mbledhjet e Kryesisë së Komunës së Prizrenit u shqyrtua edhe raporti mbi shfrytëzimin e mjeteve të realizuara përmes vetëkontributit të qytetarëve të kësaj komune në periudhën e shkuar pesëvjeçare. Mirëpo këto para nuk qenë të mjaftueshme, prandaj u vendos që ato të investohen për ndërtimin dhe rikonstruktimin e disa rrugëve të qytetit, e sidomos në ato pjesë ku është më se e domosdoshme.”

Disa probleme si funksionimi i rrjetit elektrik pritej që të zgjidheshin nga organizatat, ndërsa të tjerat si ujësjellësi nga vetë qytetarët.

U rregulluan e u ndërtuan 38 rrugë të qytetit, edhe pse ishin të parapara vetëm 35 sosh.

Mirëpo, jo të gjithë përfituan nga vetëkontributet.

“Nuk shkoi çdo gjë sipas planit dhe disa persona që ishin të angazhuar drejtpërdrejtë në këtë punë anuan pak andej nga u konvenoi më shumë atyre. Për këtë në një mënyrë flet edhe fakti se rrugët e ndërtuara ose të meremetuara gjenden, kryesisht, në brendi të qytetit, kurse më në periferi me këto mjete nuk u rregullua asgjë.”

Kjo mënyrë e shfrytëzimit të vetëkontributeve ngjalli pakënaqësi tek qytetarët, të cilët pritnin të bëhej diçka edhe në lagjet e tyre.

Kjo nuk ishte e gjitha, në Prizren pritej të aplikohen prapë vetëkontributet, mirëpo qytetarët kërkonin vëmendje e kujdes se ku do të investohej.

“Kësaj radhe duhet t’i kushtohet kujdes më i madh edhe disa rrugëve e çështjeve tjera të infrastrukturës në lagjet më larg qendrës së qytetit, apo edhe në periferi, sepse atje jeta rrjedh normalisht si në çdo pjesë tjetër të qytetit.”

Në atë kohë qytetarët e Prizrenit duket se kanë qenë më shumë aktiv se sa janë sot.

Në vitin 1988 banorët e Prizrenit kishin mbledhur miliona dinarë për investime

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)