Partia Demokratike e Kosovës në Lipjan më 31 mars do ta mbaj Kuvendin e saj zgjedhor. Kështu është vendosur në takimin e përbashkët të Komisionit Lokal Zgjedhor dhe Grupit Strategjik të cilën e udhëhoqi U.D Selvije Halimi.
Lajmi është konfirmuar nga dega e kësaj partie nepërmjet një shënimi në faqen e tyre zyrtare.
“Në takimin e përbashkët të Komisionit Lokal Zgjedhor dhe Grupit Strategjik të cilen e udhëhoqi znj. Selvije Halimi, kryetare e KLZ-së, u konfirmua se Kuvendi Zgjedhor i degës së PDK-së në Lipjan do të mbahet me 31 Mars të këtij viti”, shkruan dega e PDK-së së Lipjanit./Ulpianapress

COMMENTS