Me 8 dhjetor, Beogradi ngrihet në këmbë kundër regjimit të Vuçiqit

Me 8 dhjetor, Beogradi ngrihet në këmbë kundër regjimit të Vuçiqit

Kjo është sasia e gazit që iu gjet deputetëve të VV’së

Zyrtar i grupit të deputetëve të Partisë popullore Nikola Jovanovic ka paralajmëruar se të shtunën, më 8 dhjetor, do të mbahet protesta qytetare për shkak të mënyrës së si sillet pushteti ndaj kundërshtarëve të tijë politikë.

“Shëtia protestuese do të mbahet me rastin e dhunës politike, të cilën regjimi po e zbaton kundër kundërshtarëve politikë, por edhe kundër të gjithë njerëzve, të cilët shprehim mospajtimin me politikën aktuale”, ka thënë Jovanvic.

Sipas agjencisë Beta, Jovanovici ka thënë se protesta do të mbahet pa shenja partiake dhe se qytetarëve do t’i drejtohen vetëm personalitete publike.

Ai ka ftuatr në tubim të gjithë qytetarët, të cilët nuk pajtohen me politikën e pushtetit të Partisë progresiste (të Vucicit), pa marrë parasysh përcaktimin e tyre partiak.

Jovanovic ka thënë se Serbia duhet të jetë shtet në të cilin publikisht e hapur mund t’i thuhet “jo” shitjes me zbritje çmimesh të resurseve kombëtare, egzodit të të rinjve dhe njerëzve të arsimuar, kepërdorimit të institucioneve për qëllime politike, si dhe politikës së varfrisë me të cilën qytetarët mbahen në raport “varësie nga pushteti ekzekutiv”.
Ai ka thënë se pushteti aktual Beogradin e ka shndërruar në kryeqytet të korrupsionit, larjes së parave dhe rrëmbimit të parasë së qytetarëve nga buxheti./Metro/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)