Daut Haradinaj ka kujtuar veprën dhe heroizimin e komandant, Lulëzim Morinës.
Dy ushtarë të ri, por me zemër të madhe, atëbotë po i delnin ballë armikut serb duke qenë në krye të detyrës në disa beteja çlirimtare.
“Ishte nder për mua që mu dha rasti të njihja vlerat luftarake të Komandant Lulëzim Morinës që as plagët nuk e ndalën në përpjekjet e tij në luftë.
Shumë vite kaluan por kujtimet për ty janë gjithmonë të freskëta.
Hallaqi i Lipjanit ashtu si i tërë kombi ynë, krenohen me ty” shkruan Daut Haradinaj, në kujtim të Lulëzim Morinës./Indeksonline/
COMMENTS