Më në fund ballë për ballë (VIDEO)

Më në fund ballë për ballë (VIDEO)

Z Mobile Prishtina – Cherkaski Mavpy, mbyllet me këtë rezultat

Nesër zhvillohet meçi i vitit në boksin profesionist ku Anthony Joshua dhe Joseph Parker do të luftojnë për unifikim të titullit të botës në kategorinë e rëndë.

Para pak çastesh ka përfunduar edhe ceremonia e matjes së këtyre dy boksierëve dhe janë bërë fotografitë zyrtare të boksierëve njëri përballë tjetrit.

Joshua ka peshuar 110kg, kurse kundërshtari i tij Parker 107kg. Të dy boksierët peshojnë më pak sesa në meçet e tyre të fundit dhe ekspertët pohojnë se kjo është dëshmi e treningut shtesë që kanë bërë në për definimin e muskujve dhe rritjen e shpejtësisë dhe refleksivitetit.

Joshua dhe Parker janë përgatitur intensivisht për këtë meç. Kurse para fillimit të tij, Insporti do të ju konfirmojë edhe të gjitha detajet tjera që duhet të dini për këtë sfidë.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)