Vrasja e Tupac Amaru Shakur është pranë zgjidhjes pasi një i dyshuar pranoi se ka marrë pjesë në vrasjen e tij, pas 22 vjetësh. Reperi i famshëm u qëllua me armë zjarri në një makinë më 7 shtator të vitit 1996 dhe u nda nga jeta në spital gjashtë ditë më vonë. Por deri më tani asnjë nuk është arrestuar për këtë krim. Një nga teoritë me popullorë që rrethonte vdekjen e 2Pac është se ai dhe pronari i “Death Row Records”, Suge Knight dhunuan një anëtar të “Crips”, të quajtur Orlando ‘Baby Lane’ Anderson. Tani xhaxhai i Anderson, Keefe D, emri i vërtetë Duane Keith Davis, rrëfeu se ai e di se kush qëlloi atë natë, raporton “Daily Star”.
“Kam qenë një tutor prostitutash, trafikant droge dhe jam i vetmi që është gjallë që mund të thotë të vërtetën rreth historisë së vrasjes së Tupac. Njerëzit më kanë përndjekur për 20 vjet. Po dal tani hapur sepse vuaj nga kanceri dhe nuk kam asgjë tjetër për të humbur. Tani dëshiroj të them të vërtetën. Unë bashkë me nipin tim dhe dy të tjerë – Terrence ‘T-Brown’ Brown dhe DeAndre ‘Dre’ Smith – ishim në një makinë Cadillac duke qarkulluar në Las Vegas, duke kërkuar për 2Pac, si një hakmarrje për dhunimin e nipit tim. Kur e pamë na u errësuan sytë, ai që shkrepi armën ishte nipi im Anderson, i cili u vra në vitin 1998 gjatë një shkëmbimi zjarri në Los Angeles”, deklaroi Keefe D.
Majtas Keefe D dhe djathtas nipi i tij Anderson.
COMMENTS