Në kuadër të Festës së 28 Nëntorit, sot u bë përurimi i objektit të ri të shkollës fillore “Hasan Zyko Kamberi” në fshatin Sllovi.
Kryetari Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti me bashkëpunëtorë dhe banorët e fshatit Sllovi kanë bër përurimin e shkollës. Kryetari Ahmeti tha se ky objekt do të ndikoj pozitivisht për gjeneratat e ardhshme.
“Uroj nga ky objekt shkollor të dalin nxënës të përgatitur mirë të cilët mund të jenë konkurrent me moshatarët e tyre nga shtetet përendimore”, ka theksuar ndër të tjerash Ahmeti.
Ky aktivitet u shënua me këngë e valle të ndryshme nga nxënësit e kësaj shkolle, njofton faqja zyrtare e Komunës, percjell Ulpianapress.
COMMENTS