Oborri i palestrës së qytetit sonte u mbush me energjinë, entuziazmin dhe pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të të rinjve. Ky mobilizim i madh është dëshmi se rinia lipjanase është jo vetëm zemra e gjallë e këtij qyteti, por edhe garancia e fitores më të madhe të 12 tetorit.
Forumi i Rinisë, me përkushtimin dhe angazhimin e tij, po i jep një dimension të ri fushatës, duke dëshmuar se Lipjani ka një gjeneratë që beson në punë dhe zhvillim, jo në propagandë e fjalë boshe. Ky është një sinjal i qartë se rezultati i 12 tetorit do të jetë edhe më i thellë dhe më bindës sesa ai i vitit 2021, kur Imri Ahmeti e fitoi Lipjanin pa balotazh.
Kjo frymë e re lidhet ngushtë me figurën e Imri Ahmetit, i cili në çdo takim e çdo bashkëbisedim po dëshmon se është lideri që di të dëgjojë, di të frymëzojë dhe di të ndërtojë ura me të gjitha gjeneratat. Takimet e tij, nga fshati në fshat dhe nga qyteti në qytet, po e rrisin besimin se Lipjani ka përpara një udhëheqës të përgjegjshëm, të vendosur dhe vizionar.
Ndryshe nga tubimet e kundërshtarëve, që shpesh shihen me fytyra të lodhura me salla dhe oborre gjysmë boshe, në takimet e Imri Ahmetit dallohet gjallëria e rinisë dhe pjesëmarrja masive e qytetarëve. Kjo është dëshmia më e qartë se Lipjani e ka bërë zgjedhjen e tij dhe se 12 tetori do të jetë një ditë triumfi të madh.
Rinia është krenaria e Lipjanit, ndërsa Imri Ahmeti është figura që po i bashkon energjitë e saj me përvojën dhe përkushtimin për ta çuar qytetin drejt një zhvillimi të qëndrueshëm. Bashkë, Lipjani më 12 tetor do të tregojë se është i gatshëm për hapin e madh përpara.
COMMENTS