Me rrymë, me ujë edhe me Barcën s’luhet

Me rrymë, me ujë edhe me Barcën s’luhet

Fitojnë Man City dhe Napoli

Barcelona është kualifikuar në gjysmëfinale të Copa del Rey pasi ka eleminuar Sevillën me rezultat të përgjitshëm 6-3.

Sevilla në këtë ndeshje erdhi me epërsinë 2-0 të krijuar në ndeshjen e parë.

Mirëpo Barca e ritheu rezultatin duke e mposhtur në ndeshjen kthyese me rezultat 6-1.

Serinë e golave e hapi Coutinho në minutën e 13-të me një gol nga penalltia, shkruan Indeksonline.

Banega e humbi mundësinë për të barazuar  kur penalltinë e tij e priti Cillesen.

Në minutën e 31-të Rakitic dyfishoi epërsinë dhe me golin e tij përfundoi pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Barca vazhdoi sulmin duke shënuar dy gola të shpejtë.

Në minutën e 53-të, Coutinho shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Barcën.

Sergio Roberto realizoi një minut më vonë për t’i humbur shpresat Sevillës.

Golin e vetëm për mysafirët e shënoi Arana në minutën e 67-të.

Golin e pestë për Barcelonën e shënoi Luis Suarez në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Emrin në listën e realizatorëve e shënoi edhe Messi, i cili realizoi në minutën e dytë shtesë. 

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)