“Më shumë kemi zëvendësministra sesa inspektorë”

“Më shumë kemi zëvendësministra sesa inspektorë”

BERZH vlerëson rritjen ekonomike në Shqipëri

Reçica tha se sa i përket shqetësimit të respektimit të drejtave të punëtorëve, sigurisë dhe shëndetit në punë, kontratave, pagesave janë shqetësime me vend Deputetët e Kuvendit të Kosovës shprehën shqetësimin e tyre lidhur me numrin e vogël të inspektorëve. Sipas tyre, numri i inspektorëve është i vogël dhe se nuk po punohet në këtë drejtim. Deputeti nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ahmet Isufi tha se duhet të bëhet një reformë brenda inspektoratit meqë aty ka nevojë për kuadro profesionale. Deputeti Milam Zeka foli për gjendjen e keqe të punëtorëve në Kosovë, duke përmendur disa kategori të punëtorëve që janë të diskriminuar, e për të cilët Inspektorati nuk ka ndërmarrë asgjë. Ai tha se punëtorët në sektori në shëndetësisë ka raste që punojnë 24 orë dhe nuk paguhen shtesë. Sipas tij, njëjtë veprohet me policinë, gazetarët e taksistët. Deputetja nga PSD, Besa Baftiu tha se ka nevojë urgjente për rritje të numrit të inspektorëve. Deputetja nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu kërkoi nga gjykatat që rastet e punëtorëve të trajnohen me prioritet. Ndërsa, sipas deputetit nga Nisma Socialdemokrate, Enver Hotit, në administratë duhet të ndodhë një reformë. Ai tha se as kjo qeveri dhe as të tjerat, nuk kanë pas guxim t’i qasen reformës në administratë. Kurse, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica tha se sa i përket shqetësimit të respektimit të drejtave të punëtorëve, sigurisë dhe shëndetit në punë, kontratave, pagesave janë shqetësime me vend dhe po iu preokupojnë që nga dita kur kanë marrë mandatin. Ai tha se duke e parë që ndërtimtaria është sektori ku shkelen të drejtat e punëtorëve, kanë nis një fushatë ndëshkuese dhe vetëdisuese. Në fund nuk pati kuorum që ky ligj të votohet.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)