Zvicër – Serbi pritej të ishte më shumë se një ndeshje futbolli dhe ashtu rezultoi në fund. Golat e shënuar nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, të dy të shoqëruar me festimin e “shqiponjës”, kanë bërë jehonë në mediat kryesore ndërkombëtare.
BBC shkruan se “Shqiponja e dyfishtë provokoi serbët”. Veprimi që simbolizon flamurin shqiptar, mund të ndezë tensionet mes nacionalistëve serbë dhe shqiptarëve.
“Festimet e Xhakës dhe Shaqirit sjellin politikën ballkanase në Botërorin e futbollit“. Është ky titulli i prestigjozes britanike The Guardian.
Për “The Independenet”, dy lojtarët zviceranë mund të ndëshkohen nga FIFA, me akuzën se festimet e tyre kanë karakter politik.
“Mirror” dhe “The Telegraph” shkruajnë se Serbia ka kërkuar dënimin e Xhakës e Shaqirit nga Botërori. Po ashtu, Federata Serbe e Futbollit ka kërkuar dënimin e Shaqirit edhe për stampimin e flamurit të Kosovës në këpucët e tij.
“Festimet e kosovarëve të Zvicrës me shqiponjë në një ndeshje që mbart plagë lufte“, kështu shkruan e përditshmja italiane “La Repubblica”.
Kapiteni i Zvicrës Stephan Lichteiner, në fjalën e parë për mediat i doli në mbrojtje shokëve të ekipit, duke thënë se ata bënë mirë.
Tv Klan
COMMENTS