Mediet britanike, jehonë dhe ironi humbjes së Shqipërisë

Mediet britanike, jehonë dhe ironi humbjes së Shqipërisë

Willian me ekip të ri pas Botërorit, ky është klubi favorit për ta transferuar

Fitorja e Skocisë ndaj Shqipërisë ka pasur një vëmendje të madhe, nga mediet britanike në mënyrë të veçantë.

Sipas të përditshmes “The Guardian”, Skocia e meritoi plotësisht fitoren dhe, pas golit të dytë, Shqipëria nuk dukej e aftë të kthehej në lojë, duke u dorëzuar totalisht.

Në versionin e saj “online” theksohet edhe se, tifozerisë vendase i mungoi dukshëm entuziazmi.

Ndërkohë, “Daily Mail” fokusohet më tepër te Bekim Balaj, i cili nuk arriti të shënonte.

“Sulmuesi i Akhmat Groznit do të kthehet i stresuar në shtëpi, pasi humbi një tjetër rast të jashtëzakonshëm pas krosit të Ndoj”, shkruan veç të tjerave “Daily Mail” në kronikën e ndeshjes së mbrëmjes së djeshme në Glasgoë.

Ndërsa tabloidi i famshëm “The Sun” shkruan se Skocisë, në pjesën e parë i mungoi saktësia para portës dhe si rrjedhojë golat erdhën në të dytën.

E përditshmja britanike thekson se vendasit mund të kishin shënuar golin e tretë, por ndërhyrja e Prengës ishte vendimtare.

“The Herald” ka përfituar nga situata për të bërë ironi, duke e konsideruar fitoren e Skocisë, një lloj hakmarrjeje për golin e famshëm të Panuccit ndaj Skocisë, kur luante me Italinë në vitin 2007, duke kujtuar gjithashtu fanellat e bardha si Italia e vitit 2007./tch

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)