Mediet zvicerane shpërthejnë kundër Dacicit pasi tha: “A po luajmë kundër Zvicrës apo Prishtinës?”

Mediet zvicerane shpërthejnë kundër Dacicit pasi tha: “A po luajmë kundër Zvicrës apo Prishtinës?”

Rizani: Lavdi dhe përulje përgjithmonë pranë veprës sublime të heroit Lulzim Llugiqi

“A po luajmë kundër Zvicrës apo Prishtinës?”, ka thënë ministri i jashtëm serb, Ivica Dacic para ndeshjes Zvicër – Serbi.Ministri i Punëve të Jashtme, Ivica Dacic, është i fundit që ka folur për ndeshjen Zvicër – Serbi, ku ka pasur reagime nga më të ndryshmet.

“Politika dhe Sporti nuk duhet përzier”, kështu tha Dacic në takim me homologun e tij Liberian, Milton Findley.Por, ishte vet Dacic që përziu politikën me sportin, duke e pranuar se nuk ka se si të mos bëhet diçka e tillë për shkak të prezencës së shumë shqiptarëve në Përfaqësuesen e Zvicrës.Duke folur në takim me Milton Findley, Dacic tha se do të dëshironte që Serbia të kishte një lojtar të mirë si Presidenti i Liberisë George Weah.Pas kësaj, Dacic nisi të provokojë, duke thënë se fitorja kundër Kosta Rikës ishte një hakmarrje e ëmbël për ta, për faktin se ky shtet është ndër të parët që ka pranuar pavarësinë e Kosovës: “Ata as që e dinë se ku është Kosova. Ata e bënë këtë sepse dikush u tha atyre ta bënin atë. Pa arsye të veçanta”.Dacic vazhdoi duke folur për sfidën e së premtes me Zvicrën e shqiptarëve: “Politika dhe sporti nuk duhet të përzihen. Por me sa duket nuk është e mundur të ndodhë kjo edhe të premten. Sepse ne nuk e dimë, nëse luajmë kundër Zvicrës, ose kundër Shqipërisë ose Prishtinës,” tha Dacic.

Kjo deklaratë është kritikuar nga mediet zvicerane, ku “Blick” e ka akuzuar ministrin Dacic se po “hedh benzinë në zjarr” duke dashur të “eskalojë lojtarët tjerë serbë”. /Insporti.com/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)