Megjithatë… Salah e “prishë” agjërimin për sot dhe nesër

Megjithatë… Salah e “prishë” agjërimin për sot dhe nesër

Arsenal ka problemin e parë me Mkhitaryanin

Fizioterapeuti i Liverpool, Ruben Pons, ka konfirmuar se Salah nuk do të agjëroj sot ( e premte ) dhe ditën e finalës së Ligës së Kampionëve ( e shtunë ) .

Egjiptiani i cili ka shënuar 44 gola në sezonin e tij debutues në Anfield, është një musliman i devotshëm dhe është duke agjëruara që nga fillimi i Ramazanit më 16 maj.

Gazeta egjipitiane ‘Al Masry al Youm’ një ditë më parë kishte pohuar se Salah nuk do ta “prishë” agjërimin. Mirëpo, Pons, intervistuar nga stacioni spanjoll “Cadena SER” , thotë se 25-vjecari do të ushqehet të premtën dhe të shtunën.

“Ne ishim në Marbella dhe dietisti krijoi një plan pune”, tha ai. “Nesër dhe ditën e ndeshjes Salah do të ushqehet, pastaj vazhdon me agjërim” .

Vlen të theksohet që është e lejueshme për një person të thyej agjërimin nese ai udhëton me qindra kilometra gjatë ditës – gjë të cilën Salah e ka bërë. /IndeksOnline/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)