Mëngjesi që ju duhet, pa faje kalorish

Mëngjesi që ju duhet, pa faje kalorish

Disa mënyra për t’iu shmangur problemeve me lëkurën gjatë verës

Katie Lee një personalitet botëror i artit të kulinarisë është një mbështetëse e ushqimit komfort që për të nuk duhet të jetë domosdoshmërisht i pashëndetshëm.

“Që të ndihem rehat me ushqimin, unë dua të di nga vjen dhe si ka ardhur në pjatën time”, thotë Lee.

Një filozofi që ajo e aplikon në çdo vakt, sidomos mëngjesi, që megjithëse anashkalohet nga pjesa më e madhe e njerëzve, është shumë i rëndësishëm.

“Për mëngjes një tas me drithëra është shumë i shëndetshëm”, thotë Lee e cila jep dhe një nga recetat e saj më të preferuara, versioni vegjetarian antioksidant. Për të shkurtuar kohën e përgatitjes Lee rekomandon ta mbani të thjeshtë këtë recetë.

“Në dimër, unë ble gjithmonë boronica organike të ngrira, në vend të të freskëtave. Ato janë ngrirë sa më afër kohës së vjeljes, kështu që i kanë të gjitha vitaminat edhe në këtë kohë të freskët. I përzjej me qumësht bajame për të bërë “qumështin tim të boronicës” dhe e hedh mbi drithëra të ngrohta. Për ta bërë vegjetariane këtë recetë, thjesht ndërronimjaltin me shurup agave.

Receta e Katie Lee
Tas me drithëra me boronica dhe banane
Dy filxhanë me boronica, manaferra etj.
Një filxhan qumësht bajame e përzjer me vanlje
Një filxhan kuinoa e nxehtë, ose mel apo oriz kaf.
1 banane, të prerë në feta
2 lugë gjelle fara Chia
2 lugë gjelle arra të grira.
Mjaltë

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)