Mercedesi me dy versionet të Smartit të parë elektrik

Mercedesi me dy versionet të Smartit të parë elektrik

Një milion nënshkrime për rikthimin e dizajnit të Snapchat

Mercedes ka paralajmëruar automobilin e tij të plotë elektrik, i cili do të bartë shenjën EQ, premiera e të cilit pritet në vitin 2020, ndërkohë që njëri model tashmë ka marrë këtë shenjë.

Daimler do të prezantojë Smartin elektrik në të dyja versionet ForTwo dhe ForFour në panairin e automobilave në Gjenevë, si pjesë e familjes EQ.

Përveç emrit të ri, Smarti elektrik në Gjenevë do të debutojë edhe në edicionin e veçantë NightSky. Megjithatë, risia më e madhe është se Smart EQ do të ketë mbushësin “on-board”, i cili mundëson mbushjen e shpejtë nga 0-80% të kapacitetit për vetëm 40 minuta.

Smart EQ vjen edhe me aplikacionin e mobilit, i cili përdoruesit i mundëson qasje në informacione sikurse janë moti, lokacionet dhe jetëgjatësia e baterisë.

Vetura do të dalë në shitje vitin e ardhshëm. Çmimi fillestar do të jetë 28.255 euro për Spart EQ ForTwo dhe 31.515 euro për ForTwo Cabrio.

Deri në vitin 2020, çdo njësi Smart do të jetë plotësisht elektrike

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)