Përkrahje për kandidatin e LDK-së për të parin e Lipjanit, Imri Ahmeti ka ardhur edhe nga Gjermania, njofton Ulpianapress.
Është bashkatdhetari Arben Gashi nga atje që ka shprehur përkrahje të hapur për të parin e Lipjanit, duke shkruar se komuna jonë ëshë në binar vetëm me kryetarin Ahmeti në krye të qeverisjes.
Shënimi i plotë i Gashit:
“Të nderuar, dhe shumë të respektuar qytetarë të komunës së Lipjanit, sigurisht se gjithë ne jemi në dijeni se si ka qenë gjendja në Lipjan, dhe 62 fshatrat për rreth të komunës së Lipjanit, dhe si dukeshin ato para se të merrte mandatin e parë kryetari aktual z.Imri Ahmeti! Mos të harrojmë ku në vitin 2013 z.Imri Ahmeti fitoi zgjedhjet e para, dhe filloi mandatin e tijë si Kryetarë Komuna e Lipjanit ishte me një gjendje jo të mirë, dhe diku rreth 9 Milion € në borxh nga qeverisja paraprake atë kohë se ishte pdk-ja. Me ardhjen e z.Imri Ahmeti në vitin 2013 komuna e Lipjanit morri njē kahje pozitive qe nga fillimi në çdo aspekt, dhe pikëpamje ku të gjitha premtimet e bëra z.Ahmeti filloi ti realizoi ashtu siç edhe premtoi gjatë fushatës duke fillua nga Infrastruktura, banime sociale, renovime, dhe ndertime të shkollave, qerdheve, fusha sportive, shtigje, për këmbsorët e çiklistët, tretuare e ndriqime ansore te rrugëve, rezervuar me ujë të pishëm, për qytetarët shtrënjët e Lumenjeve, mbeshtetje bijqeve me paisje bujqësore, subvencione, ambulanta, e pika shëndetsore, mirëqenje sociale, sheshin e qytetit etj; ku sotë qytetarët e Komunës së Lipjanit ndjhen shumë më të lumtur, dhe më të sigurt. Sotë komuna e Lipjanit shihet, dhe vlerësohet si një ndër komunat shembull të Republikës së Kosovës e tëra kjo falë angazhimit, dhe pëkushtimit e përgjegjësisë së Kryetarit aktual z.Imri Ahmeti. Si qytetarë i komunës se Lipjanit ndjhem shumë i lumtur se kemi një Kryetarë të tillë si z.Imri Ahmeti, dhe shembull, për Kryetarët, dhe komunat tjera të Republikës së Kosovës, puntorë i përkushtuar në përgjegjsinë e tijë, dhe ndaj votes se qytetarëve, dhe qytetarëve pa dallim partie apo regjioni, e mbi të gjitha z.Ahmeti i dashur, për të gjithë! Këto janë arsyet pse kryetari aktual, dhe i ardhshëm z.Imri Ahmeti duhët të ket edhe një mandat qe unë nuk dyshojë aspak se shumica e qytetarëve të Komunës se Lipjanit mendojnë ndryshe! Kryetarit Kampion z.Imri Ahmeti i deshirojë shëndet e suksese, dhe në zgjedhjet lokale me 17 tetorë 2021 duke i uruar edhe fitoren z.Imri Ahmeti pa balotazh”, ka shkruar Gashi duke i bashkangjitur përshkrimit edhe një fotografi me disa përkrahës të kryetarit Ahmeti në zgjedhjet e tetorit.
COMMENTS