Qindra qytetarë, familjarë, miq e përfaqësues institucionesh, kanë marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të dy të rinjëve nga Llugaxhia e Lipjanit, të cilët humbën jetën të shtunën në aksident trafiku.
Varrimi i tyre u bë në varrezat e fshatit Llugaxhi.
Në ceremoninë e varrimit u lexua edhe telegram ngushëllimi nga kryetari Imri Ahmeti në emër të Institucioneve:
“E nderuara familje Retkoceri dhe Tmava
E dashura rini, të dashur qytetar të Llugaxhisë dhe Lipjanit në emër të Komunës së Lipjanit dhe në emër tim ju shprehë ngushëllimet me rastin e ndarjes nga jeta të Leonardit dhe Sahitit.
Lajmi i keq, lajm i kobshëm i datës 16 mars në orët e pasdites na ka pikëlluar thellë të gjithë ne qytetarët e Lipjanit.
Ndarja nga jeta e Leonardit e Sahitit kaq e hershme, e pa pritur është humbje për familjen për rinin e Lipjanit dhe për gjithë komunën tonë.
Leonard e Sahit do të na mungoni përherë.
I lehtë qoftë dheu”.
COMMENTS