Mesazhet mes rreshtave të Albin Kurtit për Molliqajn e Ymerin

“EDHE IMAM, EDHE HOMOSEKSUAL – NUK KA KUPTIM” (VIDEO)

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, u lexua edhe një letër të cilën Albin Kurti e kishte shkruar nga burgu i Lipjanit.

Edhe pse në mungesë të Visar Ymerit, Dardan Molliqajt, Dukagjin Goranit, e Shipe Pantinës, letra kishte mesazhe indirekte për përplasjet e fundit në këtë parti.Ishte kryetari aktual i partisë, Visar Ymeri i cili në facebook deklaroi se kjo mbledhje në këto momente është e panevojshme, dhe mund t’i shkaktojë dëme të mëdha Vetëvendosjes.

“E thashë edhe më herët: ky problem nuk është tash e një javë. Ka filluar më shumë se një vit më parë. Gjatë kësaj kohe kam parë diçka që nuk më pëlqen, që nuk e mbështesë, një metodë që e dëmton shumë organizatën tonë: metodën e eliminimit politik. Kjo metodë është e dëmshme sepse është informal”, kishte shkruar Ymeri në facebook.

E për këto zhvillime, Albin Kurti disa mesazhe të qarta.Ai deklaroi se asnjë aktivist nuk është i pazëvendësueshëm, duke aluduar në Dardan Molliqajn e ndoshta edhe Visar Ymerin.

“Secili aktivist i VETËVENDOSJE!-s është i nevojshëm por asnjëri s’është i pazëvendësueshëm. Demokraci kudo dhe tërë kohën. Demokraci pa hakmarrje. Kështu mund dhe do të ecim përpara”, ka shkruar Kurti, në një letër e shkruar nga burgu që e lexoi Arben Vitia në mbledhjen e Vetëvendosjes.E kur komentoi për ofendimin që i bëri Aida Dërguti duke e quajtur m**, Kurti tha se është befasuar me veprimet e deputetes.

Por, lideri shpirtëror i Vetëvendosjes theksoi se Dërguti kishte rënë pre e mashtrimeve nga dikush.A e kishte fjalën edhe këtu për Molliqajn dhe Ymerin?!“Aida nuk hyn as në 5, as në 10, as në 50 aktivistët e VETËVENDOSJE!-s me të cilët unë kam pasur mospajtimet më të theksuara. Si erdhi ajo në këtë pikë? Nuk kam shpjegim tjetër, përveçse mashtrimin. Që do të thotë se nuk është ajo fajtore”, ka shkruar Kurti.“Prandaj, janë të dhimbshme ndodhitë brenda Lëvizjes sonë. Nuk është problemi te gjuha që ka përdorur Aida. Nuk më ofendojnë fjalët që ajo ka thënë. E fal edhe sikurse të mos më kishte kërkuar falje. Personalisht ajo nuk më ka kurrfarë borxhi mua. Unë jam çuditur shumë e zhgënjyer thellë për qasjen destruktive, për dëshirën për arrestimin që na u bë, për linjën e posaçme të komunikimit prapa shpinës së organeve të VETËVENDOSJE!-s”, shkruan Kurti.Sipas Kurtit, ekziston një linjë që janë kundër tij, e duket se edhe këtu ka pasur një mesazh për disa nga deputetët kolegë të Vetëvendosjes.“Thelbi nuk është fjalori i saj, por kjo ndjenjë armiqësore ndaj meje, ky komunikim tinëz e kush e di për çfarë qëllimesh, e që janë fort shqetësuese”, shkruan Kurti nga burgu i Lipjanit.E mesazhin më të fortë ai e dha me disa epitete.“Privilegjet” dhe “padrejtësitë”. Nga mesazhet e Kurtit mund të kuptohet se disa privilegje që ua ka dhanë këtyre zyrtarëve që sot po i dalin kundër, në fakt kanë qenë padrejtësi.E tash sipas Kurtit, kur këto privilegje janë humbur, ato po cilësohen si diçka e padrejtë.“Lëvizja VETËVENDOSJE! ka nevojë për shumë më tepër transparencë, për shumë më tepër llogaridhënie. Disa njerëz kur i humbin privilegjet mendojnë se kjo është padrejtësi. Ata duhet të fillojnë të mendojnë se ndoshta privilegjet paskan qenë padrejtësi. Secili aktivist i VETËVENDOSJE!-s është i nevojshëm por asnjëri s’është i pazëvendësueshëm. Demokraci kudo dhe tërë kohën. Demokraci pa hakmarrje. Kështu mund dhe do të ecim përpara”, thuhet në letrën e Albin Kurtit.Ndryshe, në mbledhjen e sotme prezentë ishin edhe Dardan Sejdiu, Shpend Ahmeti, Glauk Konjufca e Fisnik Ismaili.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)