Sindikata e Bashkuara e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës sot mban protestë me kërkesë korrigjimin e Ligjit për Paga. Punëtorët e sistemit arsimor do të shprehin pakënaqësitë e tyre lidhur me radhitjen tepër të ulët dhe jo meritore në ranglisten e Ligjit për paga.
Marshi nis në orën 11:30, nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te ndërtesa e Qeverisë.
Në përkrahje të protestës ka dal edhe BSPK, madje kanë përkrahur edhe cilido hap të ardhshëm që do ta ndërmerr SBASHK-u lidhur me zgjidhjen e kërkesave të punëtoreve të arsimit, ngase sistemi arsimor është shtylla kyçe e vendit dhe qeveria jonë duhet ta trajtojë në menynë sa më meritore.
Marshit të prostesës që po mbahet i janë bashkangjitur edhe mësimdhënësit e Lipjanit, nëpërmjet pankartave ata kërkuan nga kryeministri dhe ministrat që të mendojnë edhe për mësimdhënësit e tyre./Ulpianapress/
COMMENTS