Messi, 100 gola në Europë, por Ronaldo mbetet larg (Video)

Messi, 100 gola në Europë, por Ronaldo mbetet larg (Video)

Daja: Nuk mund të fitohet në një stadium me kaq shumë policë

Mbetën me një lojtar më pak në ndeshjen e një nate më parë ndaj Olympiacos-it në Champions, pas daljes me kartonin e kuq të Pique, megjithatë Barcelona tregoi madhështinë e saj duke fituar 3-1.

Lionel Messi, 5-herë fituesi i “Topit Artë”, si gjithmonë ishte një ndër më të mirët në fushën e lojës, duke realizuar edhe golin e dytë të ndeshjes. Gol, i cili vendosi një tjetër rekord personal për argjentinasin, pasi ishte i 100-ti për të në Europë.

Lionel Messi ka arritur të shënojë 97 gola në Champions League, ndërsa 3 të tjerë në Superkupën e Europës, duke u bërë lojtari i dytë me numrin e më të lartë të finalizimeve. Megjithatë, vendi i parë mbahet nga rivali i tij, portugezi Ronaldo, i cili është me 13 gola më shumë se argjentinasi i Barcelonës./tch

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)