“Messi është jashtëtokësor”

“Messi është jashtëtokësor”

Përfitimet e Barcelonës, nga turnetë dhe emri i ri i stadiumit

Sulmuesi anësor i Barcelonës, Malcom, e ka lavdëruar bashkëlojtarin e tij, Lionel Messi, duke thënë se ai nuk është i kësaj bote, si dhe ka treguar për atmosferën e mirë që mbizotëron në Barcelonë duke e quajtur atë si një familje.

Mundësia për të luajtur së bashku me pesë herë fituesin e Topit të Artë rezultoi të jetë ofertë mjaftueshëm e mirë për ta bindur brazilianin që ta zgjedhë Barcelonën gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton Express.

Fillimisht, gjatë këtij afati kalimtar, ishte dukur se karriera e Malcomit do të vazhdonte në Romë, pasi që klubi italian kishte arritur marrëveshje me Bordeaux. Por, në momentet e fundit, Barcelona hyri në garë dhe e siguroi lojtarin për 41 milionë euro.

21-vjeçari tani është duke e vazhduar zhvillimin e tij si futbollist profesionist në një ndër klubet më të mëdha të futbollit në botë, dhe argjentinasi Messi konsiderohet si shembulli më i mirë për Malcomin.

“Sipas mendimit tim, ai nuk është nga kjo botë, dhe thjeshtësia e modestia e tij janë të mrekullueshme. Ai i meriton të gjitha lëvdatat”, ka thënë Malcom”.

“Jemi si një familje. Të gjithë e duam më të mirën për të gjithë. Në zhveshtore gjithmonë bëjmë shaka, si dhe në grupin e Barcelonës në Whatsapp. Më së shumti rri me brazilianët, por shoqërohem me të gjithë”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)