Messi tek Interi!

Messi tek Interi!

E MBAJTI PORTËN TË PAPREKUR, PORTIERI ANGLEZ FITON PICA FALAS PËR NJË VIT [FOTO]

Askush nuk e kishte menduar që dy futbollistët më të mirë në botë, por edhe rivalët e mëdhenj, Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo mund të luajnë përballë njëri-tjetrit, por në një kampionat shtetëror jashtë Spanjës.Mirëpo, duket se diçka e tillë nuk është e pamundur. Pas transferimit befasues të Ronaldos te Juventusi, në horizont duket kalimi i argjentinasit tek Interi.
Tifozët e Interit kanë të drejtë të shpresojnë për sa kohë është sponsori i tyre “Pirelli” ai i cili ndez zëra për një transferim të Mesit në Milano. Ka qenë Marco Tronchetti Provera ai i cili ka hapur mundësinë e një transferimi duke thënë se asnjëherë nuk mund të thotë “Jo” për Messin.Cristiano Ronaldo është i mirë për futbollin italian. CR7 me bardhezinjt është shumë i mirë për futbollin italian: do të krijojë më shumë vëmendje, edhe për ekipet e tjera do të ketë të ardhura më të mëdha potenciale, rivalët do të lëvizin për të fituar kampionatin.“Ishin shumë të mirë, tani ata kanë nënshkruar me një futbollist shumë profesional”, tha fillimisht Tronchetti Provera në fjalimin e tij në emisionin “Politics in the ball” nga Gr Parlamento. Messi? Si të them jo për Mesisn? Nëse do të kishte një operacion të tillë, tifozët do të ishin entuziastë. Por kjo i takon së ardhmes, nëse diçka do të ndodhë, ende duket shumë larg”, përfundoi një nga përfaqësuesit të Pirellit.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)