Milaim Zeka me rrëfim të dhimbshëm për nënën e tij

Milaim Zeka me rrëfim të dhimbshëm për nënën e tij

Mahnitëse/Lejlekët gjejnë qetësinë mbi minaren e kësaj xhamie në Lipjan

Deputeti i Nismas, Milaim Zeka, ka ndarë një rrëfim të dhimbshëm me prindërit e tij gjatë luftës në Kosovë.
“Me të tregu si janë kidnapuar prindërit e mi në Sofali, si e kanë fut në banjo dhe e kanë kallë nënën time, trishtohesh”.

“Ka njerëz këtu që kanë përjetuar tmerre, prej Albin Kurtit dhe plot të burgosur tjerë politikë që kanë përjetuar torturën dhe poshtërimet më të mëdha, doktoresha Flora Brovina. Të gjithë këta janë njerëz që kanë përjetuar gjërat më të rënda”.

Zeka në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për personat e pagjetur ka pasur edhe një lutje për Listën Serbe.

“Ju kish lut Listës Serbe që të kthehen ka Kibla – nuk është Beogardi, është Prishtina”.
“Edhe të pagjeturit keni me i gjet bashkë, t’i mbyllim plagët e luftës dhe ta rrëzojmë për dhe atë urrejtjen 110 vjeçare”.

“Ju bëj thirrje Listës Serbe që të ndikoni në Beograd që të në dorëzojnë njerëzit tanë, ashtu si unë që jam deputet i këtij Parlamenti i bëj thirrje Qeverisë dhe institucioneve. T’i kthejmë eshtrat e njëri-tjetrit, pa dënime”.

“Nuk ka rëndësi me u dënu kush ma ka vrarë nënën time. Ne ja kemi marrë Serbisë, Jerusalemin, zemrën. Jemi të pavarur, nëse dimë të krijojmë shtet”.

“Ka rëndësi që Kosova është shtet i pavarur dhe ju do të jetoni në Kosovë bashkë me ne, dashtë Zoti që kurrë lufta mos të përsëritet dhe të mos vrahen njerëz në këto hapësira gjeografike”.

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)