Pasi prezantoi brazilianin Leonardo si drejtorin e ri teknik dhe një personazh që do të ndikojë fuqimisht në përmirësimin e imazhit të klubit dhe joshjen e yjeve në merkato, Milan po fokusohet tani në një tjetër rikthim të bujshëm.
Emri i Frenk Rajkard entuziazmon jo pak tifozët kuqezi për atë që holandezi ka dhënë me fanellën e skuadrës milaneze, dhe mund të japë tashmë nga një poltronë drejtuese.
Sipas mediave spanjolle, trajneri holandez po diskuton një ofertë të marrë nga Milan për një rol drejtues teknik por jo trajnerin e parë që mbetet për momentin siguri e Gatuzos. I cilësuar si një nga mesfushorët me tipare mbrojtëse më të mirë në historinë e futbollit, ai ishte pjesë e armatës fantastike të holandezëve bashkë me Van Basten dhe Gulit që shkruan historinë te Milan.
Frenk Rajkard që ka veshur fanelën e Milanit për 5 sezone, ka dhënë pëlqimin e tij për transferimin te kuqezinjtë. Aventurat e kaluara të dështuara dhe larg shkëlqimit që përjetoi në pankinën e Barcelonës e kanë bërë të mos pranojë më një rol në pankinë. I fundit për të ishte posti i trajnerit të Arabisë Saudite./tch
COMMENTS