Milot Rashica ka luajtur për rreth 30 minuta në takimin e fundit që e zhvilloi Werder Bremeni në Bundesligë.
Skuadra e Milot Rashicës u ndal në barazim 1:1, në ndeshjen si vendas ndaj Hoffenheimit, transmeton Insporti
Rashica, që u inkuadrua në lojë në minutën e 64′ në vendin e Davy Klaassen, shpërdoroi disa mundësi të mira shënimi.
Për këtë paraqitje të tij, ai nuk u vlerësua me notë më të lartë se 6.3, që është mesatare.
Werderi i Rashicës, pas 16 xhirove renditet në pozitën e nëntë në kampionat.


COMMENTS