Mimoza Kusari: Sot Kosovës iu rrezikua shtetësia

Mehmet Seferi zgjedhet punëtor më i dalluar i vitit 2020

Deputetja Mimoza Kusari tha se tentimi për të dalë sonte në votim shfuqizimi i Gjykatës Speciale ishte një çmenduri e llojit të vet dhe që tre krerët shtetëror me një hap tejet të pamatur u shkel e ardhmja e Kosovës dhe aleanca me miqtë më të mëdhenj të Kosovës.
Deputetja Kusari sot Kosova u ballafaqua me dy realitete. “Ajo që Kosova është e prirë drejt integrimit evropian dhe tjetra, vendimi për të kthyer vendin prapa duke menduar interesat personal;

“Kosova e rrezikoi shtetësinë e vet”, ka thënë Kusari, duke iu referuar gjithë asaj që ndodhi sonte.

Ajo tha se është e turpshme që Kosovës iu rrëzikua shtetësia e saj nga tre krerët më të lartë shtetërorë; Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj.

“Ata mund ta ngadalësojnë Gjykatën Speciale, por nuk mund ta anulojnë atë”, është shprehur Kusari. /Express/

COMMENTS

Error, group does not exist! Check your syntax! (ID: 11)